Ballina Showbiz FOTO/ Eventi më i madh i modës në Milano, Aurela Hoxha e...

FOTO/ Eventi më i madh i modës në Milano, Aurela Hoxha e ftuar në mbrëmjen gala

SHPËRNDAJE

Nëse bëhet fjalë për vajzat më seksi në Shqipëri, pa dyshim që njëra prej tyre është dhe Aurela Hoxha, falë bukurisë dhe formave të saj perfekte fizike.

E njohur si një nga modelet më joshëse dhe më tërheqëse në vend por jo vetëm, sa herë që ajo del publikisht kthehet në “epiqendrën” e mediave rozë.

Ajo e nisi karrierën e saj shumë vite më parë në një emision televiz.  Por Aurela donte diçka që ta bënte shumë të njohur, diçka që kishte lidhje me të bukurën, me modën dhe me moderimin.

Por tashmë ja ka dalë mbanë, falë disa eksperienca të tilla televizive, si dhe të jetë pjesë e disa spektakleve me shumë audiencë, si ato të kërcimit.

Sot, Aurela ka famën që dëshironte, vëmëndjen e madhe në rrjetet sociale, si dhe afeksionin e fansave.

Së fundmi, ajo është ftuar në mbrëmjen madhështore të një prej eventeve më të njohura në botën e modës botërore, “amfAR”, e cila do të zhvillohet në 21 shtator në Milano ku do të prezantohet eventi: “amfAR Gala Milano”.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur modelja e njohur, në “InstaStory” ku tregon dhe ftesën që ka marrë për të qenë pjesë e evenimentit.

Mbrëmja e madhe gala do të ketë një gamë të larmishme dhe të mrekullueshme të ftuarish specialë, ku spikasin figura të njohura në botën e modelingut botëror, ku ndër to mund të përmendim: Irina Shayk, Alessandra Ambrosio, Adriana Lima, Donatella Versace, Bianca Balti etj, si dhe do të performojë dhe i madhi Andrea Bocelli. 

Veç kësaj, mbrëmja madhështore e cila do të nis në orën 20:00 do të ketë dhe shumë surpriza të tjera.

Çmimet e biletave për pjesëmarrjen në këtë eveniment variojnë nga 1.750 Euro e deri në 10.000 Euro, ndërsa që çmimet e tavolinave nga 17.500 Euro deri në 40.000 euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakVIDEO/ Arrestohet pedofili nga Elbasani, përdhunoi 13-vjeçaren (Emri)
Artikulli tjetërSituata pas humbjeve të zgjedhjeve në PD, Berisha: Më kanë ardhur me mijëra mesazhe, ku më kërkonin të…