Ballina Showbiz FOTO/ Femra me trupin më perfekt në botë tregon si e njohu...

FOTO/ Femra me trupin më perfekt në botë tregon si e njohu të dashurin përmes rrjeteve sociale

Modelja britanike, Kelly Brook, është konsideruar nga shkencëtarët si femra me trupin më perfekt në botë.

Mjafton ky fakt për të kuptuar se të gjithë meshkujt e botës do t’i uleshin në gjunjë vetëm e vetëm që ajo të bëhej e dashura e tyre.

Por në të vërtetë do të çuditeni se si e ka gjetur ajo ët dashurin e saj aktual. Ishte vetë Kelly, që e ka zbuluar për mediat e huaja se si e kishte bërë për vete Jeremy Parasin.

Bukuroshja 38-vjeçare është në lidhje dashurie me mashkullin e saj të ëndrrave për më shumë se tre vjet dhe tani ka zbuluar se si filloi dashuria e tyre.

Ajo pranoi se e para kishte filluar ta ngacmoj përmes rrjetit social Instagram dhe i kishte kërkuar një mundësi për t’u njohur me njëri-tjetrin.

“Ne u takuam në Instagram, e pashë në një videoklip dhe menjëherë pashë profilin e tij. E ngacmova dhe ai më ngacmoi, kështu që i dërgova një mesazh dhe e falënderoja që më pranoi të jemi miq”, u shpreh Kelly.

“Sidoqoftë, nuk isha i sigurt nëse ishte me të vërtetë ai me këtë profil, prandaj u pajtuam të flasim me Skype”, pohoi Kelly, duke shtuar se që prej atëherë ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për gjashtë muaj.

“Ne ishim miq në rrjetet sociale dhe ne nuk jemi takuar gjatë atyre gjashtë muajve”, tha Kelly, e cila sot është e lumtur me Jeremyn.

Ndryshe, Brookun do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm edhe në projekte të reja të filmave si dhe të modës.