Ballina Showbiz Foto Galeri/ Transformimi i pabesueshëm i yllit të muzikës Pop-Dance, ja se...

Foto Galeri/ Transformimi i pabesueshëm i yllit të muzikës Pop-Dance, ja se si duket sot këngëtarja e “Tik Tok”

Dikur i çmendte fansat me këngët Pop-Dance dhe fizikun e saj prej modeleje, por sot këto kohë duken shumë larg.

Po flasim për Kesha-n, yllin e muzikës pop-dance, e cila në moshën 30 vjeçare, është parë teksa del nga një qendër Spa, ku shfaqet me pantallona të shkurtra barkun e shëndoshë dhe fytyrë të fryrë.

Vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të mira për këngëtaren e “Tik Tok”, një super hit i vitit 2010.

Në 2014 ajo u shtrua në spital për disa probleme me stomakun dhe në të njëjtën kohë akuzoi, producentin e saj Dr.Luke se e kishte përdhunuar, por më pas e humbi çështjen.

Ajo do të publikojë albumin e saj të ri me titullin “Rainbow”, i cili pritet të dalë në 11 gusht dhe mund të përfaqësojë “rilindjen” e saj për të gjetur linjën e dikurshme.