Ballina Kryesore FOTO/ Gjiko propozon për martesë Elita Rudin, ja si i përgjigjet prezantuesja

FOTO/ Gjiko propozon për martesë Elita Rudin, ja si i përgjigjet prezantuesja

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko i ka ka propozuar për martesë të dashurën e tij, Elita Rudi.

Që prej kohës kur është bërë publike lidhja e tyre, çifti ka postuar shpesh foto së bashku.

Gjiko ka konfirmuar lajmin, ku përmes një foto të postuar në profilin e tij në Instagram, shihet i ulur në gjunjë dhe me unazë drejtuar Elitës, i propozon për martesë.

Fotografia shoqërohet edhe me një shkrim, ku thuhet “Ajo tha po”.

Lajmi është pritur mirë edhe nga fansat, që nuk kanë ngurruar të urojnë çiftin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook