Ballina Galeri FOTO/ Ja si do të dukeshin VIP-at shqiptarë nëse do të ishin...

FOTO/ Ja si do të dukeshin VIP-at shqiptarë nëse do të ishin princesha përrallash

Ndoshta nuk i keni vënë re, por princeshat e “Disney”, teksa i shohim me vëmendje, kanë një ngjashmëri të frikshme me disa nga VIP-at shqiptarë.

Me siguri që Borëbardha, Hirushja, Aurora, Jasmine, janë emra tepër të dëgjuar dhe ju kanë shoqëruar në fëmijërinë tuaj, ndaj me siguri nuk keni për t’i harruar kurrë.

Kjo pasi shëmbëlltyrën e tyre, do ta gjeni edhe tek disa nga vjazat VIP shqiptare.

Buzët e plota, sytë e tërhequr e bëjnë Agnesa Vuthajn të ketë një ngjashmëri të frikshme me Pokahontas, personazhi i filmave të animuar që ishte në kërkim të shpirtit të lirë, e guximshme dhe aventuriere.

Luana Vjollca dikur me flokët e kuqe të gjatë i ngjante shumë princeshës Ariel. Ariel ishte impulsive, aventuriere, kurioze dhe ndiqte ëndrrat, karakteristika të cilat i shohim edhe tek Luana.

Miriami me ëmbëlsinë e saj dhe mirësinë që rrezaton me kë mund të ngjante tjetër përveçse me Hirushen? Hirushja përshkruhet si karakter i fortë, inteligjente dhe besonte shumë në gjërat që donte të arrinte.
Bionde dhe me lëkurë të çelët, Era Istrefi është krahasuar shpesh me Elsën nga “Frozen”. Princeshë Elsa dukej e ftohtë në pamje të parë, por ishte shumë e dashur, e kujdesshme dhe me karakter të fortë.
Xhensila ka jo vetëm një ngjashmëri të madhe me Borëbardhën, me flokët e zinj dhe tiparet e bukura, por të dyja kanë edhe një zë melodioz dhe të përbashkëta në karakter: Zemërmirë, e dashur, ëndërrimtare dhe besnike.

Ndoshta jo e fjetur si Aurora, por Marina ngjan padyshim shumë me Bukuroshen e fjetur që nga tiparet e fytyrës dhe flokët bionde.

Me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje, por kjo foto e vërteton më së miri sa shumë ngjan Poni me Mulan. Flokët e zeza dhe tiparet e këngëtares shqiptare të kujtojnë menjëherë princeshën aziatike e cila shquhej për guximin dhe trimërinë.

LEXO EDHE:  FOTO/ Shikoni se si duket Jorida Tabaku dy muaj pas lindjes së binjakëve

Fillimisht Encën me Rapunzelin i bashkon fakti që kanë flokë super të gjatë, por jo vetëm kaq. Rapunzel përfaqëson vajzën moderne me një ekuilibër të vërtet të ëmbëlsisë dhe këmbënguljes, karakteristika që i shohim edhe tek Enca.

Nora është krahasuar shpeshherë me bukuritë aziatike për shkak të syve të tërhequr dhe pikërisht Jasmine është princesha të cilës këngëtarja i ngjan shumë. Jasmine me bukurinë e saj tërhiqte vëmendjen e kujtdo ashtu si edhe Nora.

E mbani mend kur Çiljeta kishte flokë të kuqe kaçurrela? Me atë pamje këngëtarja shqiptare ngjasonte shumë me princeshën Merida. Foto e mëposhtme e vërteton më së miri këtë.

Picture 1 of 10

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook