Ballina Kryesore FOTO/ Kjo është “nxemja” e vëllezërve korçarë para koncertit në Dhërmi

FOTO/ Kjo është “nxemja” e vëllezërve korçarë para koncertit në Dhërmi

 

Bregdeti i Jugut të Shqipërisë ka qenë “epiqendra” e pushimeve të këtij sezoni veror i shumicës prej figurave më të njohura politike në vend, por dhe të VIP-ave.

Personazhet e rradhës janë dy vëllezërit e njohur korçar, Endri dhe Stefi, të cilën njihen gjerësisht në publikun shqiptar për serenatat e tyre.

Ata kanë preferuar t’i kalojnë pushimet në bregdetin e Dhërmiut, pas një sezoni të lodhshëm me koncerte në vend.

Vëllezërit korçar janë fotografuar nga paparaci i “DuaLajm.com” në kompleksin “Harmonia” në Dhërmi, ku shihen të ulur në restorant nën shoqërinë e miqve të tyre.

Endri dhe Stefi do të zhvillojnë një koncert mbrëmjen e sotme në Dhërmi. Ndërkohë që për “nxemje” para koncertit, ata kanë zgjedhur që të konsumojnë një “lumë gotash me raki.