Ballina Kryesore FOTO/ Luana Vjollca do të “djeg” ekranin mbrëmjen e sotme , ja...

FOTO/ Luana Vjollca do të “djeg” ekranin mbrëmjen e sotme , ja si do të jetë veshur në emisionin e ri “Mbretëresha e Instagramit”

Pa dyshim që ajo është “Mbretëresha e Instagramit”, dhe kjo falë bukurisë dhe formave perfekte fizike që ajo posedon.

Po flasim për moderatoren dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vijon ta konfirmojë se është “mbretëresha” e këtij rrjeti social, me anë të fotove që publikon, ku shfaqeet mahnitëse dhe tepër joshëse.

E veshur me të bardha ajo nxjerr në dukje format e saj, të cilat për hir të së vërtetës janë për t’u pasur zili.

Luana do të nisë një kapitull të ri në karrierën e saj si moderatore, pasi mbrëmjen e sotme do të mund ta shihni në emisionin e saj me të ri “Shiko Kush Luan”, përkrah moderatorit Edi Manushi.

Mesa duket këngëtarja bukuroshe nuk njeh limite, pasi nga dita në ditë po fakton se ajo është e aftë për shumë gjëra, dhe këtë gjë e ka treguar në karrierën e saj si moderatore, po ashtu dhe si këngëtare.

Të presim emisionin e ri, gjatë mbrëmjes së sotme, në orën 20:45, për të parë se si do të performojë “Mbretëresha e Instagramit” në Shqipëri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook