Ballina Showbiz FOTO/ Më e lumtur se kurrë, ish-banorja e “Big Brother” shfaqet në...

FOTO/ Më e lumtur se kurrë, ish-banorja e “Big Brother” shfaqet në krahët e Ledri Vulaj

Ledri Vulaj është një ndër reperat më të mirë shqiptarë, tepër i suksesshëm dhe i dashur nga publiku, sidomos femrat.

Ledri numëron shumë fansa, jo vetëm prej pamjes që ka, por edhe prej muzikës dhe hiteve që numëron.

Së fundmi Ledri është shfaqur përkrah njërës prej banoreve më të komentuara të “Big Brother 9”, e cila dukej shumë e lumtur dhe këtë na e tregon më së miri fotoja që ka postuar në Instagram.

Bëhet fjalë për Fjorentinën e cila ka publikuar një foto me reperin dhe falenderon menaxherin e VIP-ave, Xhani Demikën që i ka folur mirë Ledrit për të.

“Xhani e bëra foton me Ledrin që ta dish ok hahaha faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua Xhani”, shkruan Fjorentina.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook