Ballina Personazhe FOTO/ Pas pozave nudo, Bleona Qereti “fal mëkatet” e mbuluar me shami...

FOTO/ Pas pozave nudo, Bleona Qereti “fal mëkatet” e mbuluar me shami në xhaminë e njohur

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, që prej vitesh karrierën e saj po e vazhdon jashtë kufijve të Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur është fjala për të tërhequr vëmendje, Bleona vendoset në piedestal, kjo falë postimeve të saj në Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese.

Por këtë herë këngëtarja bukuroshe është shfaqur ndryshe nga herët e tjera, ku shpesh herë ka publikuar foto nudo.

Së fundmi Bleona, është mbuluar me shami, pasi ka zgjedhur të vizitojë një ndër xhamitë më të njohura në Emiratet e Bashkuara Arabe, “Sheikh Zayed Mosque”.

“Vetëm drita mund ta shpëtoj errësirën!!! Jini drita e jetës suaj dhe e njerëzve rreth jush”, ka shkruar Bleona në Instagram, teksa shfaqet tërësisht e mbuluar dhe me shami në kokë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook