Ballina Showbiz FOTO/ Reperi shqiptar “shpërfytyron” simbolin kombëtar, kthen shqiponjën në gjethe hashashi me...

FOTO/ Reperi shqiptar “shpërfytyron” simbolin kombëtar, kthen shqiponjën në gjethe hashashi me dy kokë

Reperi i njohur Stresi, bëhet gjithmonë temë në media për këngët e tij dhe mesazhet që përçon.

Ai është shumë i ndjekur dhe i kërkuar edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotomontazh qe ka tërhequr shumë vëmendje, dhe i cili duket se është një mënyrë proteste kundër qeverisë.

Ai akuzon këtë fundit, se e ka mbushur vendin me hashash, aq sa edhe shqiponja dy krenare është kthyer në një gjethe hashahshi.

Në këtë fotografi ai shfaq simbolin e shqiponjës, figurë të cilën e ka shpërfytyruar, duke i dhënë një pamje tjetër, atë të bimës së marihuanës.

“Ti Shqipëri, çka më jep?”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, e cila është komentuar në masë të madhe nga fansat.

Një imazh i tillë, i cili prek simbolin kombëtar, ka bërë që fansat të ndahen mes atyre që e mbështesin dhe atyre që nuk e mbështesin .

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook