Ballina Galeri FOTO/ Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk përmbahen, shkëmbejnë puthje lesbike në...

FOTO/ Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk përmbahen, shkëmbejnë puthje lesbike në mbrëmjen e MTV

Dy këngëtaret e famshme botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy nga zërat më të mrekullueshëm të muzikës moderne, ku hitet e tyre kanë kryesuar renditjet në tabelat e klasifikimeve muzikore.

Sa herë që ato shfaqen, pushtojnë faqet e para të mediave rozë, jo vetëm në SHBA e Britani, por dhe në mbarë botën.

Mbrëmjen e djeshme ato janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi të dyja parakaluan bashkë, të kapura dorë për dore në qilimin e kuq.

Rita kishte veshur një fustan të zi transparent pa sutjena, duke mos i lënë vend fare imagjinatës pasi fansat e shijuan “reklamimin” e aseteve seksi.

Ndërkohë, Bebe kishte zgjedhur një fustan të, që i nxirrte në pah kthesat e saj seksi dhe bombastike.

Por momenti kulminant ishte kur këngëtaret bukuroshe e mbyllën parakalimin në tapetin e kuq me një puthje lesbike.