Ballina Kryesore FOTO/ Të gjithë u “harbuan” në dasmën e Marinës, veç ministrit të...

FOTO/ Të gjithë u “harbuan” në dasmën e Marinës, veç ministrit të Ramës që flinte në karrige

Dasma mes reperit të njohur kosovar, Getoar Selimi dhe moderatores bukuroshe shqiptare Marina Vjollca, ishte një nga eventet më të rëndësishëm të showbizz-it shqiptar.

Në ceremoninë madhështore të kurorëzimit të dashurisë mes tyre në martesë ishin të ftuar shumë figura të njohur të artit dhe politikës në vend.

Mes këtyre figurave më të rëndësishme politike në vend ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Teksa të gjithë shijonin atmosferën e dasmës, duket se ministrin Klosi e kishte zënë gjumi ulur në karrigen e tij.

Nuk dihet nëse nuk është impresionuar nga atmosfera festive e dasmës, apo ka qenë i lodhur, por në fotot e kapura në ceremoninë madhështore shihet qartë që nëse të gjithë të ftuarit u “harbuan”, ministri Klosi flinte gjumë në karrige.