Ballina Magazine Fotografi i njohur shqiptar flet për herë të parë pas “zënkës” me...

Fotografi i njohur shqiptar flet për herë të parë pas “zënkës” me Aurela Hoxhën

Pas lajmit që bëri mjaft bujë në mediat rozë për shkatërrimin e miqësisë mes modeles së njohur, Aurela Hoxha dhe fotografit Endrit Mërtiri, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Miqësia e tyre e ngushtë bëri mjaft bujë në rrjetet sociale kohët e fundit dhe u komentua gjerë e gjatë.

Ajo që ka bërë përshtypje ishte mungesa e urimit të modeles, si dhe mungesa e saj në festën e ditëlindjes së Mërtirit.

Fotografi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, nuk konfirmoi asgjë duke u shprehur se janë gjëra personale dhe se zgjedh t’i mbajë për vete.

“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri, sepse janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë”, u shpreh fotografi i njohur në emision.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook