Ballina Kronike Gjenden të vdekur çifti më perfekt i Instagramit

Gjenden të vdekur çifti më perfekt i Instagramit

Christian Kent 23 vjeç dhe Michelle Avila 20 vjeç u gjetën të pajetë më 28 nëntor nga nëna e vajzës, përqafuar në shtrat, në shtëpinë e tyre në Kaliforni.  

Vdekja e dy të rinjve, Christian Kent dhe Michelle Avila vijon të mbetet një mister. Fillimisht u dyshua se ata kishin ndërruar jetë si pasojë e mbidozës, por nga kërkimet nuk u gjet asnjë substancë narkotike në shtëpinë e tyre. Dy të rinjtë janë mjaft të njohur sidomos në SHBA. Ata postonin pafund foto në rrejtin social Instagram.

Sipas prindërve të vajzës, ata mund të kenë pirë antibiotikë para se të shtrihen për t’u përballur me angazhimet e ditës së ardhshme. Mirëpo, në shtëpi nuk janë gjetur medikamente dhe priten rezultatet e testeve toksikologjike.   

Michelle Avila dhe Christian Kent ishin një çift në kufijtë e perfektes. Të rinj dhe të bukur, ata ishin të lidhur prej vitesh me njëri-tjetrin, pasi njiheshin që fëmijë.

Historia e tyre ka tronditur SHBA-në dhe është konsideruar një “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne. Michelle kishte qenë një nxënëse e dalluar. Ajo kishte kaluar vitet e fundit duke udhëtuar nëpër Bali, Indonezi, Kosta Rika, Japoni, Brazil etj.