Ballina Showbiz Grabitet shtëpia e këngëtarit të famshëm, i marrin 300 mijë dollarë dhe...

Grabitet shtëpia e këngëtarit të famshëm, i marrin 300 mijë dollarë dhe sendet personale

Një nga këngëtarët më të njohur në tregun global muzikor, Jason Derulo ka qenë viktimë e një vjedhjeje masive.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Los Angeles, duke e grabitur.

Grabitësit kanë marrë të gjitha aksesorët e këngëtarit si dhe 300 mijë dollarë. Sipas prestigjozes britanike “DailyMail”, fillimisht grabitësit kanë thyer një dritare dhe më pas kanë shkelmuar derën kryesore, nga ku kanë bërë të mundur hyrjen në ambjentet e brendshme të shtëpisë.

Sipas policisë vendase, mësohet se grabitja është kryer me shumë lehtësi, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se një ndër protagonistët e krimit është njeri i brendshëm i cili e njeh mirë shtëpinë.

Gjatë kohës së krimit, këngëtari i famshëm ndodhej në Nju Jork, pasi po zhvillonte disa takime pune.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook