Ballina Kryesore Gruaja e një pasaniku, Inva Mula rrëfen jetën në krah Ethem Ramadanit

Gruaja e një pasaniku, Inva Mula rrëfen jetën në krah Ethem Ramadanit

Një sopranot e njohur shqiptare, Inva Mula ka dhënë sot një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” ku ka rrëfyer jetën e saj artistike por edhe familjare.

Mula ka ndarë me publikun copëza nga jeta e saj profesionale, marrëdhëninet me fëmijët, por edhe për bashkëshortin, Et’hem Ramadanin

PJESË NGA INTERVISTA
Eni Vasili:
Ju jeni bashkëshortja e një njeriu të pasur. Një pyetje që vjen nga publiku është: Si është të jesh gruaja e një njeriu të pasur?

Inva Mula: Sigurisht është një komoditet. Por Inva është shumë indipendente, edhe financiarisht. Pasi kam arritur që të mbajë familjen dhe kam arritur që të krijoj një standard për të rritur fëmijët e mi dhe për të jetuar normalisht. Pjesa tjetër që bën pjesë në ekzagjerimet apo udhëtimet pa sens, apo veshjet, për mua nuk kanë asnjë vlerë. Se kam parë asnjëherë të qënurit bashkëshorte e një njeriu të pasur. Por ama, pas një njeriu të pasur financiarisht fshihet një njeri i pasur intelektualisht. Për mua kjo ka rëndësi. Për arsye se ajo pjesa e luksit mbaron shumë shpejt. Është një fishekzjarrë që ka ndriçim të bukur, por nuk ka vlerë për të ushqyer inspirimin tim si artiste. Kur ti ndan jetën me një njeri që është i ditur, një njeri që lexon 12 orë në ditë, me një njeri që krijon një debat që mbështet mbi argumentet e dy njerëzve që kanë këndvështrimet e tyre, që bien dakord, ose jo, kjo është pasuria më e madhe që unë kam.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook