Ballina Bota Holliwood-i vjen me një film për Skënderbeun . Zbulohet aktori i famshëm...

Holliwood-i vjen me një film për Skënderbeun . Zbulohet aktori i famshëm që do të luajë rolin e Skënderbeut.

SHPËRNDAJE

Joe DioGuardi, ish kongresmen në Amerikë, ka shprehur dëshirën për të realizuar një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun, heroin tonë kombëtar.

DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, ka njoftuar mediat e huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

 “Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës”  shprehet DioGuardi.

DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit. Mes të tjerash ai deklaron se kjo është një nga ëndrrat e tij më të mëdha që ka pasur gjithë jetën e tij.

“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi.

Aktori i madh Russell Crowe është personi i duhur që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit.

DioGuardi është i martuar me Shirley Cloyes dhe ka një vajzë, Kara DioGuardin, e cila është një personazh shumë i famshëm në SHBA në industrinë muzikore dhe televizive.

Comments

comments