Ballina Bota Humb jetën në rrethana misterioze Bodybuilder-ja më e njohur në botë (FOTO)

Humb jetën në rrethana misterioze Bodybuilder-ja më e njohur në botë (FOTO)

Modelja dhe bodybuilderja e njohur , Mandy Blank, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Los Angeles nga një pjesëtar i stafit të shërbimit.

Vdekja e saj është veshur me mister, pasi në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.

Mandy u gjet në vaskë dhe nuk është përcaktuar nëse vdekja e saj ka qenë nga mbidoza e drogës, alkooli apo medikamente që përdorte për profesionin e saj.

Blank, që në mesin e “nxënësve” të saj kishte edhe yje si Roha Marley dhe Natasha Lyonne, ishte atletja më e re në histori që fitoi titullin dell’Ifbb në kampionatin botëror në 1999 kur ishte vetëm 19 vjeç.

Lajmi për vdekjen e saj është dhënë nga tabloidi amerikan TMZ dhe zbulimi makabër është bërë më 29 tetor.