Ballina Magazine Ironizon koncertin e Elvanës, Besa i kthehet me të njëjtën monedhë Ledina...

Ironizon koncertin e Elvanës, Besa i kthehet me të njëjtën monedhë Ledina Çelos

Koncerti privat i Elvana Gjatës, duket se ka patur reagime të njëpasnjëshme, jo vetëm pozitive, por edhe kritika në formë ironie.

Koncerti i këngëtares, në të cilin ishin të ftuar shhumë artistë, dukej të ishte i veçantë për vetë faktin se do të ishte live.

Mirëpo jo të gjithë artistët kanë qenë dakord me këtë pjesë, madje kanë shpërthyer në ironi ndaj koncertit të zhvilluar pak ditë më parë.

Ledina Çelo, ka qenë një prej artistëve, e cila është shprehur publikisht se koncerti nuk ka qenë aspak live, madje e ka ironizuar totalisht atë.

“Pse playback yllo”, ka postuar në Instastorie Ledina.

LEXO EDHE:  Sot Shqipëria feston 105-vjetorin e Pavarësisë, por Vasili nuk nguron të ironizojë Qeverinë: E duan Vlorën të vockël sa një...

Megjithëse nuk ka patur një reagim nga vetë Elvana, ka qenë mikesha e saj, këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ia ka kthyer Ledinës me të njëjtën monedhë.

“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mun dtë quhet live ndryshe. Herën tjetër bëj disa gabime qëlliisht Elvan, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe punën e tyre të palodhur, atëhere ne jemi të vdekur si komb”– shkruan Besa me ironi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook