Ballina Showbiz FOTO/ Zbuloni me kë drekon në Jug ish-kryeprokurori i “maskuar”

FOTO/ Zbuloni me kë drekon në Jug ish-kryeprokurori i “maskuar”

Pushimet dhe sezoni turistik këtë verë mesa duket po shkon goxha mirë për Shqipërinë ku shohim se edhe personalitetet e vendit kanë zgjedhur pikërisht jugun për të pushuar dhe kaluar ditët e tyre të relaksit.

Personazhi i radhës nuk është një emër i padëgjuar për opinionin shqiptar dhe ai është Theodhori Sollaku, i cili shpesh herë ka marrë pjesë në shumë çështje të vendit përfshirë këtu edhe në atë të Elvis Roshit ku e përfaqësonte atë si avokati i tij. Sollaku shihet në një lokal bashkë me të shoqen e tij Zeqine Sollakun duke drekuar dhe të dy së bashku me kapela, mbase për tu fshehur syrit të paparacëve por jo atij të “DuaLajm.com”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Producentët e njohur të Hollywood-it "harbohen" në Tiranë në shoqërinë miqve shqiptarë

Paparaci i “DuaLajm.com” i ka fotografuar ata tek një prej lokaleve të shumta në Drimadhë, vendin më të populluar të këtij sezoni turistik i cili rezultoi nga më të nxehtit dhe nga vapa por edhe prej pushimeve të vipave.