Ballina Personazhe Ishte duke protestuar kundër vendimit të Trump, arrestohet modelja e njohur

Ishte duke protestuar kundër vendimit të Trump, arrestohet modelja e njohur

Nomimini nga presidenti Trump i Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme ka shkaktuar protesta të shumta në SHBA.

Si pasojë e protestave janë arrestuar qindra persona, mes tyre 302 gra që protestuan kundër këtij nominimi.

Mes të ndaluarave është edhe modelja e njohur, Emily Ratajkowski, e cila u arrestua pasditen e të enjtes teksa ishte duke protestuar.

Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihej duke mbajtur një letër të madhe në të cilën shkruhej: ‘Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj’.

“Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual. Burrat që dëmtojnë gratë nuk mund të vendosen në pozita të pushtetit. Unë kërkoj një qeveri që pranon, respekton dhe mbështet gratë aq sa burrat” ka shkruar Emily në Instagram.

Një tjetër emër i njohur i ekraneve që u arrestua ishte edhe komendiania Amy Schumer.