Ballina Showbiz Ja kush është modelja më e paguar në Shqipëri, fitoi 8 mijë...

Ja kush është modelja më e paguar në Shqipëri, fitoi 8 mijë euro brenda 2 muajve

Vajzat e reja e kërkojnë profesionin e modeles por duan ta ushtrojnë vetëm si hobi pasi kujtojnë se prej modelingut nuk mund të korrësh të ardhura, të paktën në vendin tonë ku ky lloj profesioni ka pak që ka lulëzuar. Po ju themi që e kanë gabim pasi mund të fitosh ashtu si modelja Alesia Noka e cila është modelja më e paguar në Shqipëri.

Endrit Mërtiri fotografi i njohur ka treguar në një intervistë se Alesia ka qenë një nga modelet më të kërkuara dhe paguara këtë verë dhe ka arritur të fitojë 8 mijë dollarë vetëm në dy muaj punë. Ajo ka punuar intensivisht vetëm 10 ditë nga mëngjesi deri në darkë dhe ka ndryshuar veshjet 80 herë, u shpreh fotografi i njohur. Alesia u bë e famshme nga klipi i Brunos “Ajo” e më pas modelja ishte edhe protagoniste në klipin e Alban Ramosaj “Bitchi i mesantës”.

LEXO EDHE:  Bashkëprezantuesja e "Xing me Ermalin" Rashel Kolaneci ka një kërkesë për Edi Ramën