Ballina Magazine ‘Jam përdhunuar nga kushërira’, publikohet dokumentari mbi jetën e këngëtares së njohur

‘Jam përdhunuar nga kushërira’, publikohet dokumentari mbi jetën e këngëtares së njohur

Këngëtarja me famë botërore Whitney Houston, është abuzuar seksualisht në kohën që ishte fëmijë.

Kjo gjë është treguar gjatë një dokumentari mbi jetën e divës së muzikës.

Mësohet se Houston është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj.

Dokumentari ‘Whitney’ flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare.

Mary Jones, tezja e Whitney, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne.

Ajo kujton yllin e muzikës duke i thënë: “Mary unë jam abuzuar seksualisht. Dhe ishte grua.”

Sipas tezes Whitney ishte përdhunuar midis moshës 7 deri në 9 vjeç, ka shkruar “The Indipendent”.

‘Jam përdhunuar nga kushërira’, publikohet dokumentari mbi jetën e Whitney Houston

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook