Ballina Personazhe Jo vetëm si pjesë e Illuminatit, diva e muzikës botërore akuzohet për...

Jo vetëm si pjesë e Illuminatit, diva e muzikës botërore akuzohet për praktimin e magjisë së zezë

Që nga Iluminati, ku prej vitesh tashmë këngëtarja dhe suksesi i saj asociohen gjithmonë me organizatën e fshehtë e së fundmi Magjia e zezë.

Kjo e fundit duket se e ka çuar Queen B në gjyq.

Bateristja, Kimberly Thompson e cila ka punuar me këngëtaren prej 7 vitesh e ka hedhur atë në gjyq, duke e akuzuar se ka bërë një fushatë kundër saj, përfshirë edhe praktikimin e magjisë së zezë.

Thompson tregon gjithashtu se ylli i muzikës pop vrau kotelen e saj.

Bateristja ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Beyonce, pasi dyshonte se këngëtarja përgjonte telefonin e saj dhe i kontrollonte financat, shkruan “The Blast”.

Gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën për një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, ndërsa Beyonce nuk ka reaguar mbi pretendimet e ish-të punësuarës së saj.