Ballina Showbiz “Katrori” rrëmben palmën e artë në Cannes

“Katrori” rrëmben palmën e artë në Cannes

“Katrori”, me regjisor Roben Ostlund, fitoi çmimin e parë në festivalin e filmit në Cannes.

Filmi suedez ishte një prej 19 produksioneve garuese në festivalin e kanës për çmimin e palmës së artë këtë 70 vjetor të festivalit në Francë.

E papritur ishte fitorja e filmit suedez, pasi kritikët kishin dhënë vlersimet e tyre si tre më të mirët për dramën franceze “120bpm”, thrillerin “Good Times” dhe filmin romatik rus “Loveless”,.

Juria që vlerësoi si më të mirën filmin suedez, drejtohej nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Në filmin “Katrori”, në rolin kryesor është aktori Claes Bang bashkë me aktorin britanik Dominic West dhe aktoren Elisabeth Moss në role mbështetëse. Megjithëse mori kritika të mira, askush nuk e priste që filmi të merrte Palmën e Artë.

Filmi përqëndrohet tek Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re. Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme.

Nga mediat, filmi “Katrori” u cilësua si një ngjarje që zhvillohet ngadalë, por që ka një forcë totale ndaj së cilës nuk mund të rezistohet.