Ballina Showbiz Kimikati bën postimin më prekës të kësaj jave: Po iki i përlotur

Kimikati bën postimin më prekës të kësaj jave: Po iki i përlotur

Tashmë dihet që Kimikati nuk do të jetë pjesë e stafit të ‘Portokalli-së’.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori disa ditë më parë.

Ditën e sotme aktori ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një status falenderues dhe mjaft prekës për të gjithë stafin dhe kolegët me të cilët ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Ai shkruan në postim: ‘E ndjej detyrim të sqarohem për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe pyetur pafund mbi largimin tim nga ‘Portokalli’, por mbi të gjitha për të gjithë publikun që më ka ndjekur dhe mbështetur në rrugëtimin tim deri më sot. PO, është e vërtetë që nuk do të jem më pjesë e emisionit qe më hapi dyert e ëndrrës time, për ta vazhduar në 1 tjetër angazhim artistik. I jam mirënjohës gjithë jetën regjisorit Altin Basha që më dha mundësinë të shpreh talentin tim. Faleminderit të gjithë aktorëve ose me saktë idhujve te mi, në batutat e të cilëve u rrita dhe pata fatin të jem koleg me ta. Faleminderit ‘Top Channel’ për hapësirat që më ofroi në televizion. Falenderime pafund për publikun tim, frymëzimin dhe energjinë e pashtershme që buron në çdo duartroktitje. Po iki i përlotur për punën që investova dhe marrdhëniet njerëzore që arrita të krijoj, për të qeshur me të ardhmen që do projektoj pranë publikut shqiptar dhe marrdhëniet e reja që do ndërtoj…Zoti ju rujt”- ka shkruar Kimikati.