Ballina Showbiz Kina heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë, zbuloni arsyen

Kina heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë, zbuloni arsyen

Mbrëmjen e kaluar, kur të gjithë bota po ndiqte gjysmë finalen e parë të Eurovision, Kina vendosi të mos shfaqë performancën e Eugent Bushpepës dhe Ryan O’Shaughnessy.

19 artistë nga 19 shtete dolën në skenë dhe sollën performanca të shkëlyqera, ku 10 prej tyre kaluan në finalen e madhe.

Mango TV është media që ka të drejtën e transmetimit të Eurovision në Kinë, por ndaloi banorët kinezë të shihnin këngëtarin shqiptar dhe atë irlandez. Arsyeja është se në Kinë, në fillim të këtij janari ka hyrë në fuqi një rregullore e rreptë që ndalon promovimin e artistëve me tatuazhe ose kulturës hip-hop.

Ndërsa për irlandezin, Ryan ka një rregull tjetër që ndalon promovimin e seksit në të njëjtën gjini. Kujtojmë se performanca e tij kishte dy djem që funksiononin si një cift normal dhe kjo nuk është e pranueshme në Kinë pasi promovon LGBT.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook