Ballina Galeri Konkuron me 18-vjeçaret për kurorën e Miss-it, kjo është gjyshja seksi që...

Konkuron me 18-vjeçaret për kurorën e Miss-it, kjo është gjyshja seksi që po i çmend të gjithë

Një gjyshe austrialiane ka habitur mijëra njerëz me pamjen e saj rinore.

‘Bomba’ bjonde, Gina Stewart është një nga finalistet për kurorën e lakmuar të Miss Maxim 2018.

Modelja mahnitëse, nënë e 4 fëmijëve, ka ‘hedhur’ poshtë qindra vajza në moshën e fëmijëve të saj.

Me pamjen e saj rinore e konstruktin e trupit të formuar e bombastik, ju do të habiteni kur të kuptoni se sa vjeç është ajo.

Modelja nga Gold Coast, e cila ka më shumë se 40.000 ndjekës në Instagram dhe është 47-vjeçe.

Dhe jo vetëm, Stewart është bërë gjyshe në moshën 46-vjeçare dhe ka një mbesë 10 muajshe.

Ajo ka dy djem dhe dy vajza të moshës 27, 25, 23 dhe 4 vjeç.

“E vetmja procedurë kozmetike që kam bërë është gjoksi im para 10 vitesh. Unë nuk përdor botox ose mbushësh, besoj në plakje,”-tha Gina. 

“Por nuk kam asnje sekret të rinisë. Unë mendoj se çdo njeri është i bukur. Unë nuk e bëjë këtë për vëmendje sepse e urrej këtë gjë. Unë thjesht po përpiqem të bëj një ndryshim për të frymëzuar gratë. Jeta është shumë e shkurtër për të pasur paragjykime. Duajeni moshën dhe format tuaja trupore, kjo nuk ka vrarë kurrë asnjë njeri.”

Ajo tha se shpreson të fitojë garën për të ndihmuar miken e saj, i cili ka pësuar goditje në tru.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook