Ballina Kryesore “Krenare për ju djema”, Rita Ora uron futbollistët shqiptarë për fitoren ndaj...

“Krenare për ju djema”, Rita Ora uron futbollistët shqiptarë për fitoren ndaj Serbisë (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botëtore, Rita Ora i është bashkuar festës së shqiptarëve pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhuruan spektakël duke realizuar dy gola ndaj Serbisë.

Por sikur të mos mbaronte me kaq futbollistët shqiptarë, që përfaqësojnë kombëtaren zviceriane, bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Rita fillimisht ka filluar që ti përcjell të dy lojtarët në rrjetin social Instagram dhe mandej ka postuar fotot e tyre në InstaStory.

Ajo ka shkruar se ndihet krenare për dy futbollistët kosovarë dhe fitoren e tyre kundër Serbisë në Kaliningrad.

“Proud”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që edhe Rita gjatë koncertit të pavarësisë në Prishtinë kishte bërë disa herë shqiponjën para mediave shqiptare dhe atyre botërore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook