Ballina Showbiz Kylie Jenner bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzë

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzë

Ylli televiziv amerikan, njëkohësisht motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e shumëpritur për familjen Kardashian, e ka publikuar 20-vjeçarja në rrjetin e saj në “Instagram” këtë të diel.

Kylie së bashku me të dashurin e saj Travis Scott kanë konfirmuar lajmin për mediat rozë.

Kylie tha se ajo e mbajti sekretin shtatzëninë e saj për të minimizuar stresin dhe për të pasur diçka për vete.

Duke iu kërkuar falje fansave të saj, Kylie shkruajti: “Më vjen keq që ju kam mbajtur në errësirë dhe mes ​supozimeve. Shtatzënia ime ishte diçka që unë nuk zgjodha ta tregoja përpara botës. E doja për veten time, sepse më duhej të përgatitesha për këtë rol të jetës në mënyrën më pozitive, pa stres, dhe në mënyrë të shëndetshme”.

Sipas Kylie, “shtatzënia ka qenë përvoja më e bukur, fuqizuese dhe ndryshuese e jetës”, që ajo ka pasur gjatë gjithë jetës së saj.

LEXO EDHE:  "Martohet" me fantazmën e piratit, gruaja mbetet shtatzënë?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook