Ballina Showbiz “Largësia është arsyeja përse u ndamë”, çifiti i njohur Albi Nako dhe...

“Largësia është arsyeja përse u ndamë”, çifiti i njohur Albi Nako dhe Klaudia Pepa konfirmojnë ndarjen

“Albi Nako dhe Klaudia Pepa nuk janë më bashkë ?”, historia disa vjeçare e  koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund. Duket se arsyeja e ndarjes ka ardhur pasi largësia e madhe që gjendet mes çiftit pasi Klaudia tashmë ka krijuar një jetë të re në vendin fqinj. 

Lajmi u konfirmua nga vet çifit për revistën Class ku të dy kanë theksuar se gjithçka u mbyll me mirëkuptim si dhe tashmë të dy do vijojnë me projektet personale që kanë ndërmarë. Pavarsisht se Albi Nako ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhej të Klaudias që nga fillimet e saj, largësia që u krijua pasi kjo e fundit u shpërngul në Itali ka sjell dhe ndarjen e çifitit të njohur.

 

Ndërkohë, Klaudia po jeton aktualisht në Itali, ku ka spikatur si një prej balerinave më të mira të baletit modern. Njëkohësisht, ajo ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj, por është e përfshirë edhe në projekte të reja televizive. Pavarësisht këtij vendimi, çifti ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Sipas burimeve të afërta pranë tyre, çdo gjë është vendosur me mirëkuptim të plotë dhe ata gjithmonë do të jenë mbështetës në karrierën personale të secilit.