Ballina Magazine Largimi i bujshëm i moderatorit, Fevziu merr vendimin përfundimtar

Largimi i bujshëm i moderatorit, Fevziu merr vendimin përfundimtar

Në media u komentua gjatë lajmi që Blendi Fevziu kishte marr një propozim nga drejtuesi i ‘Top Channel’ Ben Blushi, por ende nuk kishte vendosur nëse do të braktiste Tv Klan.

Mirëpo pas gjithë kësaj ‘zhurme mediatike’, është zbuluar se në fakt gazetari i njohur e paska marr një vendim përfundimtar.

Fevziu ka zbuluar se ku do ta shikojmë sezonin e ardhshëm dhe sipas ‘Report Tv’, moderatori e ka refuzuar ofertën e Blushit.

Blendi Fevziu ka vendosur që të qëndrojë përfundimisht në televizionin Klan, ku dhe transmeton emisonin e tij ‘Opinion’ prej vitesh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook