Ballina Kryesore “Lashë Amerikën për të”, modelja dhe prezantuesja shqiptare flet për lidhjen me...

“Lashë Amerikën për të”, modelja dhe prezantuesja shqiptare flet për lidhjen me zyrtarin e PD-së

Ish-Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari, prej pak ditësh është shfaqur në ekranin e ABC News si prezantuese e motit.

Përpara se të hynte në botën e televizionit ajo ka një të shkuar si modele në Amerikë.

Një vit më parë bukuroshja ishte ndër të paktët që morën pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump.

Prej 3 vitesh ajo është në lidhje me ish-kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno.

Në një intervistë të shkurtër për “Jo vetëm modë” ajo foli për marrëdhënien e saj me zyrtarin e PD, gjithashtu nëse do të ketë një dasmë së shpejti me të.

“Do t’ju njoftoj kur të kemi një datë për dasmë, por ende nuk e kemi menduar. Sekreti i lidhjes tonë të gjatë është transparenca dhe mbështetja. Enri ka qenë gjithnjë mbështetës për mua. Fakti që unë nuk jam sot në Amerikë, por jam këtu mund të quhet një sakrificë që kam bërë për të”, u shpreh modelja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook