Ballina Lifestyle Festat po afrojnë , ja se si të visheni dhe të kombinoheni...

Festat po afrojnë , ja se si të visheni dhe të kombinoheni më shik

E kush nuk i preferon aksesorët e bukur dhe shumëngjyrësh? 

Besoj se të gjithë ne sidomos kur bëhet fjalë për femrat të cilat janë më të apasionuara dhe të dhëna në këtë drejtim.

Aksesorët janë pjesa më e bukur që plotësojnë një look të bukur femëror,duke qenë se jemi në një prag festash ato që veçojne më shumë janë ngjyrat voluminoze.

Shpesh herë në veshjet njëngjyrëshe, aksesorë të tillë japin shumë dritë dhe e bëjnë veshjen më elegante. Varëset me gurë të mëdhenj tip “Swarovski”, vathë po ashtu të mëdhenj, me gurë me ngjyra ose të gjatë, unaza më gurë të ҫmuar apo kapëse me lule dhe gurë janë ato më festivet.