Ballina Lifestyle Misioni i suksesshëm i tre vajzave shqiptare në udhëtimet përreth Shqipërisë

Misioni i suksesshëm i tre vajzave shqiptare në udhëtimet përreth Shqipërisë

A keni udhëtuar ndonjëherë në vendet me të bukura të Shqiperisë me rulotë?
Odeta ,Fransi dhe Sara janë tre mikesha të cilat kanë pasion modën dhe jo vetëm . Secila prej tyre kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjete sociale ,të ndjekura për stilin e tyre të veshjes dhe jetesës .

TOP BLOGGERS do të ishte emisioni në Top Channel i cili do të bashkonte tre blogeret në një udhëtim në vendet më të bukura të vendit tone për të promovuar kulturen,historinë dhe ushqimet tradicionale të qyteteve të vizituara nga ato . Vajzat u shndërruan në ‘’Travel Bloger’’ duke na sjellë kështu destinacionet më të veçanta në shtëpinë tonë.

Në 6 episode bloggeret na njohën me vënde si: Korça ,Kruja, Berati , Shkodra,Përmeti dhe Valbona . Secili prej episodeve kishte personazhe të ndryshme të cilët ishin udhërrëfyes dhe përfaqësues të vlerave dhe traditave në vëndet që vajzat vizituan . Në çdo puntatë vajzat dhuronin “Souvenirin Top Bloggers” për mikpritësit më të veçantë në qytetet që vizitonin.

Pra, para se të niseni me miqtë tuaj në një udhëtim,hidhini një sy video-blogeve nga Odeta,Fransi dhe Sara!