Ballina Kryesore Luana e shfaq veten si më e kërkuara, por komenti i të...

Luana e shfaq veten si më e kërkuara, por komenti i të dashurit është ai që spikat më shumë

Luana Vjollca një nga femrat më të bukura në Shqipëri dhe nga më të përfolurat tek showbizi jonë është folur kohët e fundit edhe për dashurinë e saj Krenar Çoçaj.

Pasi janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, çifti nuk e kishte zbuluar ende se ndodheshin bashkë deri para pak kohësh ku një fans i zjarrtë i Luanës arriti deri në përndjekje dhe i është dashur Krenarit të përfshihej në këtë histori dhe ti jepte një mësim atij. Mësohet se çifti ka deklaruar në polici se kishin disa vite lidhur bashkë.

Luana ka publikuar një foto të re në Instagram ku duket e veshur me një bluze të gjerë dhe të bardhë ku në të shkruhet “Most Wanted” pra më e kërkuara në shqip. Ajo çfarë bëri përshtypje ishte komenti i Krenarit i cili e ka përforcuar atë shkrim duke i thënë bukuroshes së tij se “Nuk ka asnjë dyshim për këtë”.