Ballina Showbiz Luana Vjollca merr surprizën e ëmbël nga fansja e saj

Luana Vjollca merr surprizën e ëmbël nga fansja e saj

Moderatorja shumë e dashur nga publiku Luana Vjollca , është befasuar sot teksa pranë derës së shtëpise së saj ka gjetur një pusullë të lënë nga një fanse e saj e quajtur Diellza.

Jo vetëm kaq, surpriza ishte menduar deri në detaje  duke ëmbëlsuar me çokollata moderatoren, si dhe kishte gdhendur në një filxhan dhe në stilolaps dashurinë që kishte për të. Ndërsa, Luana zgjodhi që surprizën ta publikonte në “Instagram” dhe ta falenderonte fansen e saj Diellzën, përpara 1.3 milionë ndjekësve të saj.    

“Je fansja më e mirë në botë @diellzaluana. Shpirti im që ma mbushe zemrën plot” – shkruante në video moderatorja Luana Vjollca.