Ballina Magazine Luana Vjollca në kopertinën e revistës ndërkombëtare: Femra me shumë talente

Luana Vjollca në kopertinën e revistës ndërkombëtare: Femra me shumë talente

Luana Vjollca ka ardhur sot me një postim krejt ndryshe në ‘Instagram’, nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Moderatorja seksi ka ndarë lajmin se ka dhënë intervistë për një nga revistat ndërkombëtare “ONN”, ku ka folur edhe më gjatë për karrierën, jetën personale dhe projektet për të cilat po punon.

“Luana Vjollca është një femër me shumë talente. Nuk është vetëm një këngëtare e famshme, por gjithashtu ka aftësi në moderim, prezantim dhe si producente. Tani ajo është gati të marrë kohë për projekte të tjera dhe të fokusohet sërish në muzikë të cilën e do shumë”, shkruan revista ONN për Luanën.

“Në Shqipëri ja kam dal të jem femra me më influencë në rrjete sociale, sidomos në Instagram ku profili im arrin 16 milion shikime në javë. Po punoj 2 këngë të reja, të dyja janë bashkëpunime dhe pres që të bëhen hit vere. Për momentin jam e fokusuar tek muzika dhe nuk po drejtoj ndonjë program. Dua që muzika ime të jetë energjike dhe e hareshme, diçka që t’i bëjë njerëzit të kërcejnë dhe të ndihen mirë”, ka treguar Luana.

E pyetur se çfarë ka qëllim të arrijë, Luana është përgjigjur: “Jam një femër që më shumë veproj sesa flas. Të them të vërtetën unë nuk dal si njerëzit e moshës sime, kështu që grupi im i miqve është tkurrur ndër vite. Sot jam e kënaqur që kam një grup miqsh dhe bashkëpuntorë që kujdesen shumë për mua dhe me të cilët punoj për të pushtuar horizonte të reja”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Të lidhesh në Big Brother nuk bën të fitosh! - rrëfehet Ambra