Ballina Kryesore “Lufta virtuale” kundër Viola Spiros, pse po i “vërsulen” të gjitha portalet...

“Lufta virtuale” kundër Viola Spiros, pse po i “vërsulen” të gjitha portalet moderatores sportive?

Viola Spiro, pa dyshim është një nga moderatoret më të suksesshme në ekranet shqiptare.

Kjo gjë jo vetëm falë bukurisë së saj, por dhe pasionit të saj për profesionin e gazetarisë sportive.

Por ditë jo të mira po kalon vajza bukuroshe e ekranit, kjo pasi pothuajse të gjitha portalet dhe mediat kanë filluar një “luftë virtuale” ndaj saj.

E ftuar në një emision, Viola u tregua e sinqertë teksa foli për jetën e saj private, si dhe veshjet që blen.

Ajo u shpreh se ka pasur raste kur për të blerë diçka i ka marrë para borxh motrës së saj, pasi nuk mund ta përballonte dot çmimin me pagën e saj si gazetare.

Kaq ka mjaftuar që pjesa dërrmuese e portaleve ta sulmojnë atë, duke thurur lloj-lloj historish vetëm për t’i prishur imazhin moderatores sportive.

“Të nxjerrësh lajme nga hiçi dhe të abuzosh me to për qëllime përfitimi apo për të marrë sa më tepër klikime”, ky është realiteti i medias dhe portaleve shqiptare, ku nëse je një person publik, ke frikë të bësh apo të thuash diçka se mund të bëhesh pjesë e një “telenovele” me një skenar të paimagjinueshëm, të thurur nga “profesionistët” e pseudo-portaleve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook