Ballina Kronike Lumë plumbash biznesmenit shqiptar në mes të Vjenës. Kush është “Toni”, miku...

Lumë plumbash biznesmenit shqiptar në mes të Vjenës. Kush është “Toni”, miku i Marina Farës

Biznesmeni shqiptar , Mentor Ajdini mbrëmjen e djeshme është qëlluar në mes të Vjenës dhe ka mbetur i plagosur rëndë duke shkuar urgjentisht në spital.

Sipas medias vendase thuhet se Ajdini ka qenë në një lokal dhe disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tij me breshëri automatiku dhe më pas janë larguar në drejtim ende të pa ditur.

Mësohet se gjëndja e tij është shumë kritike dhe po mbahet në një prej spitaleve kryesore të Vjenës. I njohur si Toni atje dhe nga bashkëatdhetarët e tij ai është një nga njerëzit më të fuqishëm të Vjenës ngaqë ka në pronësi disa biznese dhe bar-kafe.

Ai u bë i njohur në media pasi pretendohej se ishte i dashuri i ri i Marina Farës , por Marina e ka mohuar se ajo ka një lidhje me biznesmenin dhe sqaron se foto e tyre është thjesht një takim shoqëror mes miqsh.