Ballina Kryesore Ndjenjë therjeje, pickime dhe dhimbje këmbësh gjatë natës, ja nga çfarë mund...

Ndjenjë therjeje, pickime dhe dhimbje këmbësh gjatë natës, ja nga çfarë mund të vuani

Sindroma e këmbëve të lodhura është një çrregullim neurologjik që karakterizohet nga djegia, pickimi, dhembja dhe ndjesi të tjera të pakëndshme që lidhen me gjymtyrët e poshtëm.

Ndjesitë janë të pakontrollueshme dhe simptomat shfaqen më së shpeshti natën kur një person shtrihet për të pushuar. E gjitha kjo kur trupi prehet në qetësi dhe këmbët fillojnë të djegin, të therin apo të dhembin. 10% e popullsisë vuan nga kjo sindromë e çudtishme e cila e ka gjenezën në sistemin nervor.

Çfarë e shkakton?
Në shumicën e rasteve, shkaku i sindromës së këmbëve të shqetësuara është i panjohur, por besohet se nivelet e ulëta të hekurit në tru mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për këtë çrregullim. Në shumë raste, duket se lidhet me faktorët apo kushtet e mëposhtme:

  • Sëmundje kronike të tilla si dështimi i veshkave dhe diabeti
  • Shtatzënia, veçanërisht në tremujorin e fundit
  • Përdorimi i alkoolit
  • Mungesa e gjumit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook