Ballina Kryesore Një shqiptar i vërtetë! Ermal Meta zbulon dy cilësitë që kërkon nga...

Një shqiptar i vërtetë! Ermal Meta zbulon dy cilësitë që kërkon nga partnerja e tij

Në mbrëmjen e 1 Qershorit, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, elektrizoi sheshin “Skënderbej” me performancën e tij të shkëlqyer që dha përpara bashkëatdhetarëve të tij.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët i kanë bërë shumë pyetje duke i zbuluar shumë detaje nga jeta personale.

Një nga pyetjet e fëmijëve ishte se çfarë Ermal Meta kërkonte nga partnerja e tij, dhe përgjigja e tij nuk shkonte larg asaj që kërkojnë më së shumti meshkujt shqiptarë.

“Fillimisht, do të doja të jetë e ndershme… dhe shumë autoironike. Mua më pëlqen bukuria e brendshme sepse ajo e jashtme ikën. Vetëm ajo e brendshme mbetet”, u shpreh Ermal Meta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook