Ballina Showbiz Nuk arriti të kalonte as fazën e parë në audicione, këngëtarja shqiptare...

Nuk arriti të kalonte as fazën e parë në audicione, këngëtarja shqiptare anëtare e jurisë në talent show-n amerikan

Bebe Rexha, është një këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila falë talentit të saj ka arritur të korrë suksese të njëpasnjëshme.

Një tjetër sukses është lajmi i publikuar nga vetë këngëtarja shqiptare, e cila së fundmi ka njoftuar se do të jetë pjesë e jurisë së “AmericanIdol”.

Por, ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është se po ky talent show, nuk e ka pranuar në fillim Bebe Rexhë shumë kohë më parë si konkurente dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Rexha.

“10 vjet më parë, nëna ime dhe unë prisim 10 orë në linjë për të provuar për American Idol. Unë nuk e kam provuar dhe nuk kam kaluar dot as nraundin e parë, por unë hoqa dorë kurrë nga në ëndrra ime. Është e çmendur se si gjërat ndryshojnë dhe bota rrotullohet. E ngazëllyer për të njoftuar se unë do të trajnoj garuesit në @americanidol këtë sezon !!!!”, është shprehur Bebe në një postim në faqen e saj në “Instagram”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook