Ballina Personazhe Nuk ka ndryshuar aspak, e njihni kush është kjo bukuroshe e vogël?

Nuk ka ndryshuar aspak, e njihni kush është kjo bukuroshe e vogël?

Ajo është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.

E rritur në ekran dhe gjithmon ka përfaqësuar një bukuri shumë natyrale me një buzëqeshje të ëmbël për të cilën mbahet mend gjithnjë.

Po flasim për Rudina Magjistarin. Moderatorja e njohur është çdo ditë në ekran mes të ftuarve të shumtë prej të cilëve përpiqet që të zbulojë diçka më tepër rreth jetës së tyre përtej kamerave, por sa i përket jetës së saj private është paksa e kursyer.

Megjithatë ka raste edhe kur e thyen këtë rregull të pashkruar. Ajo ka postuar në Instagram një foto të sajën kur ishte shumë e vogël.

Fotoja është bërë pjesë e një quizi, por të shumtë kanë qenë komentet që e kanë zbuluar menjëherë se bukuroshja në foto është Rudina.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook