Ballina Kryesore Pas daljes nga spitali psikiatrik Vali Corleone bën deklaratën e çmendur: Jerusalemin...

Pas daljes nga spitali psikiatrik Vali Corleone bën deklaratën e çmendur: Jerusalemin ja dhashë unë Izraelit, ja si e binda Trumpin

Vali Corleone është një nga personazhet më të pasur në Kosovë dhe mjaft i komentuar nga media për jetën e tij luksoze.

Shpesh herë Vali Corleone tërheq shumë vëmendje me deklaratat e tij.

Në një intervistë për “Elitë Show”, Vali Corleone u shpreh se kohët e fundit nuk ka qenë mjaft prezent në media me intervista apo emisione sepse po merret me çështje me rëndësi globale.

Sipas Valit, tashmë është një person me ndikim global, madje tha se ka qenë ai që ka vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit.

“Për dikë mund të jetë edhe ëndërr apo diçka tjetër por unë jam njeri më me ndikim në botë. Shembull unë kam vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit dhe presidenti Trump e ka dëgjuar mendimin tim”, është shprehur Vali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook