Ballina Kryesore Pas Oriola Marashit, kjo është modelja seksi që Noizy kërkon ta bëjë...

Pas Oriola Marashit, kjo është modelja seksi që Noizy kërkon ta bëjë pjesë të grupit OTR

Mesa duket, Noizy ka plan ta kthejë grupin OTR, folenë e femrave më seksi në vend.

Prej kohësh, Oriola Marashi është një nga modelet që është bërë pjesë e grupit OTR.

Ajo është parë gjatë gjithë kohës me grupin e Noizy-t dhe së fundmi u bë pjesë e klipit “Toto”.

Por duket se Noizy ka vendosur të marrë në OTR një tjetër vajzë mjaft seksi, Niki Delijorgjin.

Ajo ka publikuar disa foto në “Instastory” ku shihet në studion e Noizy-t, duke regjistruar, gjë që tregon që shumë shpejt mund të sjellë këngën e saj të parë, një aventurë e re kjo për ish-miss-in dhe modelen që jeton jashtë Shqipërisë.

Po kush është Niki Delijorgji, ish-missi që s’njeh tabu?
Para gjashtë vitesh ishte thjesht një 15-vjeçare e ndrojtur dhe e rezervuar, që për bukurinë e spikatur dhe elegancën fizike arriti të fitonte kurorën e “Miss Shqipëria”.

Por në këto pesë vite, Kleoniki Delijorgji, e përzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqipëria” e “Miss Globe”, duket një 21-vjeçare e hatashme dhe pa komplekse.

Ende ruan fizikun e hollë në format e duhura për modele, parametra që i kanë dhënë mundësinë të depërtojë si fotomodele në Europë, duke realizuar jo vetëm sete fotografish ku shfaqet joshëse e vetme, por edhe në lojëra të nxehta me modelë.