Ballina Kryesore Përveçse e bukur dhe e mençur! Gangsterja e Elbasanit habit me njohuritë...

Përveçse e bukur dhe e mençur! Gangsterja e Elbasanit habit me njohuritë e saj, e para në matematikë dhe flet shkëlqyeshëm tre gjuhë të huaja

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Amerikë.

Trejsi e njohur ndryshe dhe si “Gangsterja e Elbasanit” është bërë e njohur për publikun shqiptar për zënkat e saj ku i janë publikuar disa video duke u konfliktuar me persona të tjerë dhe si dhe fotove provokuese që shpërndan në rrjete sociale.

Modelja u kritikua shumë dhe fitorja e saj nuk u prit mirë pikërisht prej këtyre gjesteve të saj.

Ndonëse Miss-et vlerësohen vetëm për bukurinë, Trejsi është gjithashtu një nxënëse e shkëlqyer, e para në Ballkan prej 8 vitesh në matematikë dhe fizikë dhe di 3 gjuhë të huaja.

“Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë, kam një anglishte të përsosur, kam një gjermanishte të përsosur dhe një frëngjishte të përsosur”, tha Trejsi e ftuar në Intervista vip.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook