Ballina Personazhe ‘Pjata bosh se jam e ngopur me vetminë time’, dedikimi prekës i...

‘Pjata bosh se jam e ngopur me vetminë time’, dedikimi prekës i Rozana Radit për prindërit do t’iu bëjë të lotoni

Rozana Radi prej vitesh ka humbur dy prindërit e saj, e si rrjedhim shpesh herë ajo i dedikon fjalë zemre.

I tillë ka qenë dhe dedikimi i saj sot, ku përmes një mesazhi në Instagram, këngëtarja shqiptare ka treguar se sa shumë i mungojnë prindërit e saj dhe se ndihet e vetmuar.

Ajo ka postuar një dedikim tepër prekës dhe emocionues që do t’iu bëjë të lotoni.

“Më zhveshën emocionet pa ju. Gëzimi e uli përqindjen e tij. Lumturia nuk ngjitet në qiellin e 7-të. Mëngjesi është memec pa zhurmën e hapave tuaj. Pjata ime është bosh sepse unë jam ngopur me vetminë time. Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart. Më mungoni”, –shkruan Rozana.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook