Ballina Galeri Prag Shën Valentini, Besi më romantik se kurrë, shihni dedikimin e veçantë...

Prag Shën Valentini, Besi më romantik se kurrë, shihni dedikimin e veçantë që i ka bërë Xhensilës (FOTO)

Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja zë-ëmbël, Xhensila Myrtezaj, pa dyshim që janë një nga çiftet më të dashura e më të komentuara nga publiku shqiptar.

Të gjithë jemi mësuar që ta shohim Besin të bëjë postime humoristike, por duket se me këtë të fundit i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Teksa jemi në prag të festës së të dashuruarve, “Shën Valentini”, Besi i ka bërë një “dedikim special” Xhensilës.

Aktori i humorit ka postuar një foto ku shkruan” “Të dua më shumë se domatet”, të cilat dihet që ai i do shumë.

Disa nga fansat e Besit në Instagram e kanë marrë me të qeshur këtë dedikim, ndërsa ka prej tyre që e kanë quajtur Besin si romantik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook