Ballina Showbiz Rita Ora koncert gjigant në Kosovë, reperi i famshëm shqiptar ndan skenën...

Rita Ora koncert gjigant në Kosovë, reperi i famshëm shqiptar ndan skenën me të

Prej disa javësh është bërë me dije lajmi për ardhjen e Rita Orës në Kosovë, e cila do të jetë pjesë e një koncerti gjigant.

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore , Rita Ora, do të performojë në koncertin madhështor që do të mbahet në Prishtinë.

Por Rita nuk do të jetë e vetme në skenë, pasi bëhet me dije se para shfaqjes së saj, një tjetër emër i njohur i muzikës shqiptare do të performojë për të gjithë të pranishmit dhe bëhet fjalë për Ledri Vulën.

Deri më tani nuk bëhen me dije emra të tjerë, por mësohet se Dua Lipa nuk do të jetë pjesë, si pasojë e impenjimeve të tjera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook